Rektori i UKZ-së ka pritur në takim Profesorin Stanley Mc Gahey nga SHBA

16 Shkurt, 2018

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka pritur në një takim Profesorin Stanley Mc Gahey nga SHBA . Rektori Kosumi  i ka dëshiruar mirëseardhje profesorit Mc Gahey, i cili tani do të ligjërojë për një semestër  në studimet master të UKZ, për programin, Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike.

Nga ana e tij profesor Stanley Mc Gahey, gjatë një ligjërate  që ka pasur,  ka thënë se është kënaqësi të ligjëroj para studentëve të UKZ-së, dhe njëherësh është  i impresionuar me entuziazmin e të rinjve Kosovar.

Ndryshe e gjithë kjo, kjo është  arritur  falë bashkëpunimit që Universiteti  “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe programet e saj, respektivisht programin Fulbright.

Profesor McGahey do të qëndrojë në UKZ një semestër dhe ai për  studentët e studimeve MA të programit “Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike”, do të ligjërojë lëndën “Ndikimi i trashëgimisë kulturore të Kosovës në zhvillimin e turizmit ndërkombëtar”.