Studenti Astrit Agaj që mori diplomën “Student i Dalluar” ndihet i veçantë dhe emocionues

15 Mars, 2018

ASTRIT N. AGAJ Student i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan, të cilit Rektori Bajram Kosumi i dha diplomën  “STUDENT I DALLUAR”, thotë se ky rast e ka bërë të ndihet i veçanet dhe mjaft emocionues.

“Momenti kur u thirr emri im nga moderatorja,  ishte me të vërtet shumë emocionues, emocion të cilin nuk mund ta përmbledhësh me një fjalë por as edhe me një fjali. Të zgjidhesh si më i dalluari i një Fakulteti, e sidomos atij Ekonomik, në të cilin gjenden me dhjetëra apo qindra student shumë të mirë dhe punëtorë, për mua është një privilegj mjaft i madh dhe shpresoj dhe besoj që do ta mbrojë me shumë dëshirë dhe vullnet” është shprehur Astriti.

Ai njëherësh është falënderues ndaj të gjithëve që bënë të mundur  të marrë diplomën “Student i Dalluar”.