Ardhmërije Bajrami thotë se diploma “Student i Dalluar” i jep motiv për të mësuar edhe më shumë

19 Mars, 2018

Studentja e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, të cilës Rektori Bajram Kosumi i dha diplomën “Student i Dalluar” në 5 vjetorin e themelimit, 09 mars 2018, ndihet e nderuar.

“Ky çmim vetëm  më jep motiv shtesë për të punuar e mësuar edhe më shumë në të ardhmen dhe do të më  ndihmoj shumë pasi që jam edhe në vitin e fundit të studimeve. Përkushtimi im që kam pasur këto katër vite të studimeve më është shpërblyer në një mënyrë shumë domethënëse”, ka thënë Ardhmërija.

Synimi i saj është që pas përfundimit të studimeve të jap kontribut të vazhdueshëm në arsimim, e sidomos, siç thotë ajo, edukimin e fatosave të vegjël .

Ajo është falënderuese për  Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumin, për stafin akademik, e veçmas për  profesorët që kanë qenë bashkudhëtarë në rrugën e dijes dhe vlerësimin që i është bërë karshi punës së saj.