Parlamenti Studentor organizoi aktivitetin “Bashkohu me ne për t’u sjellë fëmijëve buzëqeshje”

26 Dhjetor, 2018

Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, bashkë me këshillat studentore të fakulteteve, ka organizuar aktivitetin “Bashkohu me ne për t’u sjellë fëmijëve buzëqeshje” , përmes së cilit, studentët kanë grumbulluar rreth 140 dhurata të ndryshme me qëllim  që ato më pas ti shpërndajnë për  fëmijët që kanë nevojë në këto ditë  festash.

Në organizimin e sotëm dhurata u janë shpërndarë fëmijëve të shërbimet psikosocial dhe rehabilituese për fëmijët me nevoja të veçanta nga qendra e kujdesit ditor PEMA ne Gjilan, të cilët  po ashtu kanë vallëzuar e argëtuar së bashku me grupin këngëve dhe valleve për fëmijë “Alba Folk” nga Gjilani.

Kryetari i Parlamentit Studentor Adrian Bajrami, falënderojë të gjithë studentët që iu bashkuan këtij aktiviteti dhe që  kontribuuan në forma të ndryshme, çoftë me ide, punë vullnetare apo edhe duke sjellë dhurata, e veçanërisht Këshillat Studentore.

Të pranishmit në këtë organizim i ka përshëndetur edhe Dekani i Fakultetit të Edukimit Januz Dervodeli, i cili ka përgëzuar studentët për këtë aktivitet.

Kjo punë dhe ky aktivitet i studentëve tregon  një shembull shumë të mirë , ku në këto ditë festash të buzëqesh fytyra e çdo fëmije.

Studentët e Universitetit “Kadri  Zeka” kanë vazhduar më pas me shpërndarjen e dhuratave edhe nëpër disa shkolla fillore në Gjilan.