Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi ka marr pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik

31 Mars, 2019

Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan ka marrë pjesë në Konferencën e Lidershipit Ballkanik të Federatës Universale të Paqes mbajtur në Tiranë.

Si Referues në sesionin e parë, Rektori Bajram Kosumi, njëherësh ish Kryeministër i Republikës së Kosovës, ka folur për nevojën e bashkëpunimit më të madh të katër shteteve të vogla të Evropës Juglindore, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe  personalitete të tjera nga vendi dhe  Rajoni, si Alfred Moisiu,  President i Republikës së Shqipërisë  gjatë viteve (2002 – 2007), Stjepan Mesic,  President i Republikës së Kroacisë gjatë viteve (2000 – 2010), Rexhep Meidani,  President i Republikës së Shqipërisë (1997 – 2002), Fatmir Sejdiu,  President i Republikës së Kosovës gjatë viteve (2002 – 2007) si dhe  Živko Budimir, President i Bosnje dhe Hezegovinës (2011 – 2015), të cilët po ashtu si referues të sesionit të parë, kanë folur rreth temës, Qeverisja e Mirë dhe Paqja e Qëndrueshme në Ballkan:Sfidat e integrimit dhe domosdoshmëria e bashkëpunimi.

Kurse në sesionin e dytë kanë referuar, Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kunvendit të Shqipërisë, Michael Balcomb, President i Federatës së Familjes për Evropën, Lindjen e Mesme, Jakup Krasniqi,  Kryetar i Kuvendit të Kosovës (2007 – 2014), Arben Malaj,   Deputet Kuvendit të Shqipërisë (1997 – 2013), Rajmonda Stefa,  Deputete e Kuvendit të Shqipërisë (2005 – 2009), Dashamir Shehi, Deputet Kuvendit të Shqipërisë, Albin Kurti, Deputet i Kuvendit të Kosovës, Jorida Tabaku, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Musa Ulqini, Deputet Kuvendit të Shqipërisë, Paskal Milo, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (1992 – 1996, 2002 – 2009), Jacuqes Marion, Zv. President i Federatës së Paqes për Evropën; Lindjen e Mesme.

Këta  kanë referuar në temën, Diplomacia Parlamentare dhe Bashkëpunimi me Shoqërinë Civile: Roli i Parlamentarëve për Paqe

Në fund të Konferencës së Lidershipit Ballkanik u nënshkrua Deklarata për thirrjen e Samitit të Evropës dhe të Lindjes së Mesme në fund të vitit 2019.