Rreth Fakultetit

Fakulteti Ekonomik ne kuader te UKZ-se ka filluar punen me 1/10/2013 ne tri drejtime:

Banka Financa dhe Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatike dhe Marketing Studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik zgjasin 3 vite apo 6 semestra. Numri total i kredive të akumuluara (ECTS) është 180, apo 30 për secilin semestër.

Të gjitha kurset ne Fakultetin Ekonomik janë të dizajnuara ashtu që reflektojnë rëndësinë e tyre në kontekst të programit të studimeve përkatëse dhe kontribuojnë në arritjen e objektivave të atij programi.

Në vitin e parë të studimeve të gjitha kurset janë të njëjta për të gjitha programet. Në vitin e dytë dhe të tretë kurset ndryshojnë sipas programeve ku kurset obligative e përbëjnë bërthamën e programit përkatës të studimeve.