Rreth Fakultetit

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin ”Kadri Zeka” Gjilan ka filluar punën më datë 01.10.2014.

Ky fakultet ofron njohuri themelore dhe të avancuara për sfidat teknologjike në fushën e shkencës kompjuterike si dhe zbatimin e saj në industrinë e IT-së.

Duke ditur se inxhinierët në kohët moderne duhet të jenë në gjendje për të zgjidhur çështjet gjithnjë e më shumë komplekse, për të hartuar dhe për të zbatuar paketa softueri, për të hartuar dhe zbatuar zgjidhje në rrjeta kompjuterike, apo për të përmirësuar teknologjitë e informacionit, ajo që do të ofrohet në këtë program bachelor, do të mbulojnë teknikat të cilat do rrisin produktivitetin në zhvillimin e programeve dhe të teknologjisë së informacioneve.