Blerina Ajvazi është kthyer nga Korea e Jugut ku ka përfaqësuar Kosovën në Samitin e Promovimit të Paqes

21 Shtator, 2017

Studentja e Universitetit “Kadri Zeka” Blerinë Ajvazi, përfaqësuesja më e re në botë nga Republika e Kosovës në  Samitin e radhës për paqe që është mbajtur në Republikën e Koresë Jugore, tashmë është kthyer  nga atje, e lumtur që ka pasur rastin të  prezantoj kulturën e vendit të saj krahas shumë vendeve tjera të botës.

Blerina ka thënë se ka qenë kënaqësi të prezantojë vendin e saj dhe të rinjtë e Kosovës, duke i  treguar botës se Kosova dhe Shqipëria janë model dhe shquhen si vende religjioze, kulturore dhe vend i  tolerancës.

Studentja Blerinë Ajvazi është shprehur se ndjenjë e veçantë ka qene  prezantimi  në  festivalin e paqes, ku ajo dhe pjesëmarrësit tjerë janë veshur me veshjen kombëtare duke paraqitur kështu kulturën dhe traditën  e vendit, në këtë rast traditën shqiptare. Sipas Blerinës  shumë shtete pjesëmarrëse janë impresionuar me veshjet kombëtare shqiptare .

Njëherësh Blerina ka qenë e nderuar edhe për faktin se  gjatë qëndrimit në Republikën e Koresë Jugore, liderë dhe përfaqësues të IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – (International Woman Peace Group) e kanë  zgjedhur atë,  Lidere kryesore e të rinjve në Samitin e Paqes.

Ndryshe, Blerinë Ajvazi, studente e Fakultetit të Edukimit Program Fillor në Universitetin  ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si,  legjislacioni i fushatës për paqe , videoja celebruese dhe intervista ve  të drejtpërdrejta  nga Universiteti “Kadri Zeka”  në IPYG në Korenë Jugore,   ishte përfaqësuesja më e re në botë ku nga të gjitha videot e realizuara nga e gjithë  bota  për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, videot e saj janë zgjedhur  ndër më të pëlqyerat.

Andaj,  Blerina ka përfaqësuar Republikën e  Kosovës  në  Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Samiti për promovimin e paqes ka për qëllim ndarjen e përvojave në ndërtimin dhe zhvillimin e paqes në mes të rinjve të shteteve të ndryshme.