Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor dhe master në vitin akademik 2017-2018

 

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur  konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018. Në afatin e dytë të konkursit të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt në studime baçelor dhe 117 studentë të rregullt në studime master, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor, orari do të jenë si në vijim:

Aplikimi online

  1. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 6.9.2017 deri më 13.9.2017 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të ditës së diel).

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, orari do të jenë si në vijim:

  1. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 18.9.2017 deri më 16.10.2017 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të ditës së diel).

Provimi pranues për Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike do të mbahet më  15.9.2017, kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik, më 16.9.2017.

Provimi pranues për studime master, do të mbahet më datë 18.10.2017.

Njoftimet dhe orarin për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb faqen e universitetit.

Detajet lidhur me kohën  e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më 14.9.2017, kurse për studime master më 17.10.2017.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 18.9.2017, kurse për master më 19.10.2017 në fakultetet përkatëse, si dhe në uebfaqen e universitetit.

Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues për baçelor do të bëhet, më së voni, deri më 22.9.2017, ndërsa për master 23.10.2017.

Informatat më të detajuara do ti mësoni nga konkursi i cili është publikuar  edhe në Ueb-faqen zyrtare të Universitetit  www.uni-gjilan.net

 

Konkursi final Stud -afati i dytë 2017

Shkarko