KPD në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan vendosi për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme

13 Mars, 2015

Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për mbajtjen e zgjedhjeve studentore dhe zgjedhjen e organeve dhe këshillave në njësi akademike në Universitet. Zgjedhjet e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” do të mbahen më datë 6.05.2015. Mbajtja e zgjedhjeve studentore dhe zgjedhja e organeve dhe këshillave në njësi akademike në Universitetin “Kadri Zeka”  në Gjilan, është në harmoni me Udhëzimin Administrativ të MASHT– it nr. 01/2015.

Zgjedhjet e përgjithshme mbahen me qëllim të zgjedhjes të këshillave të fakulteteve dhe të organeve tjera në fakultete dhe universitet. Komisioni Qendror Zgjedhor do të themelohet nga Këshilli i Përkohshëm Drejtues,  në pajtim me nenin 16 pika 2, rregullat dhe procedurat për zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin “Kadri Zeka”.  Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në pajtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, Rregulloret përkatëse të Universitetit dhe Statutin e Përkohshëm të Universitetit të UKZ. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen sipas planit dinamik të hartuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe të miratuar nga KPD.

Shiko vendimin e bashkangjitur më poshtë