Mundësi për punë praktike nga UNDP, për të sapo diplomuarit

19 Shtator, 2017

Ju informojmë se Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), të financuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpall programin Praktikë në Punë (interneship) për mbështetjen e personave të sapo diplomuar, të papunësuar, në bashkëpunim me ndërmarrjet nga sektori privat.

Programi Praktikë në Punë (internship) ka për qëllim t’u jap mundësinë punëkërkuesve të papunësuar që kanë diplomuar brenda periudhës 24 mujore nga institucionet e arsimit të lartë, që të ndjekin një praktikë tre mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, me qëllim të përkrahjes së aftësimi të praktikes në punë apo edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Afati i fundit i aplikimit: 2 Tetor, 2017, ora 16:00, në zyrën më të afërt të punësimit.

UNDP

Shkarko