Përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” pjesëmarrës të takimit të dytë planifikues dhe monitorues të projektit Euforia

Në fillim të muajit shtator të këtij viti, është mbajtur takimi i dytë planifikues dhe monitorues  në Universita Politecnica delle Marche, në Ankona të Italisë (UNIVPM). Përfaqësuesit nga gjashtë universitetet publike kosovare, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, “Fehmi Agani” në Gjakovë, “Haxhi Zeka” në Pejë, “Hasan Prishtina” Prishtinë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Kolegjit Riinvest, së bashku me përfaqësuesit nga Universiteti i Zagrebit UNIVPM, u takuan që të rishikojnë aktivitetet gjatë vitit të kaluar dhe të planifikojnë aktivitetet për vitin ardhshëm.

Universiteti “Kadri Zeka” në këtë aktivitet  u përfaqësua nga Dekan i Fakultetit Ekonomik Gëzim Tosuni, i cili njëherësh është Koordinatori i Projektit Euforia për Universitetin “Kadri Zeka”.

Dekan Gëzim Tosuni gjatë takimit para të pranishmëve foli rreth  implikimit dhe efektit që  ka pasur ky projekt në rritjen e cilësisë së procesit mësimor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.