Rektori Bajram Kosumi ka pritur në një takim familjarët e dëshmorëve

29 Tetor, 2015

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm,  Vaxhid Sadriu, kanë pritur në një vizitë familjarët e dëshmorëve të Anamoravës, të cilët kanë uruar rektorin për marrjen e detyrës së re.  Me këtë rast rektori Kosumi ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka  njoftuar ata rreth aktiviteteve të UKZ-së. Ai njëherësh ka thënë se Universiteti ynë, i cili  mban emrin e atdhetarit tonë “Kadri Zeka”, është i të gjithëve por para se gjithash është i juaji sepse Kadriu ka qenë djali juaj, për veprën e të cilit përulemi me nderim të thellë.

Rektori Bajram Kosumi,  ka thënë se do të punojë që të këtë cilësi në Universitet  ku pastaj studentët  tanë të jenë promotor kryesor  të punës shkencore.

Universiteti ynë, ka thënë rektori Kosumi,  ju ofron të gjithë qytetarëve shërbime dhe mundësi studimi për t’u kualifikuar dhe përgatitur për një të ardhme më të mirë.

FD2  FD3