Thirrje për aplikim në  Shkollën e Diasporës në Kosovë

Organizata joqeveritare Germin, ka hapur procesin e aplikimit për pranim në edicionin e parë të Shkollës së Diasporës në Kosovë, program ky i mbështetur nga projekti YES  – GIZ.

Shkolla e Diasporës në Kosovë është një mundësi unike e cila organizohet për herë të parë, nga 11 deri më 15 tetor 2017, dhe pritet të mbledhë 50 të rinj profesionistë nga Kosova, diaspora dhe Ballkani Perëndimor.

Nëse jeni inovativ dhe të orientuar drejt zgjidhjes, të gatshëm për të ndarë përvojën tuaj me bashkëmoshatarët që jetojnë në Kosovë, diasporë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, atëherë, bëhuni pjesë e kësaj shkolle dhe bashkëkrijoni të ardhmen me të rinj profesionistë nga komunitetet, kulturat dhe vendet e ndryshme.

Për më shumë informata se si mund të bëheni edhe ju pjesë e këtij programi, procesi i aplikimit është i hapur deri më datën 27 shtator 2017, dhe formularin me detajet e tjera se si duhet të aplikoni i gjeni në faqen e Shkollës së Diasporës në Kosovë: http://dsk.germin.org/

 

Call for Applicants Diaspora School in Kosovo (1)

Shkarko