UKZ nderon heroinën e kombit Hanumshahe Abdullahu – Zymberi

13 Tetor, 2015

Në datëlindjen dhe në nderim të veprës së  dëshmores Hanumshahe Abdullahu-Zymberi, përfaqësues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Prof.Dr. Shpresë Qamili, Prof. Dr. Jonuz Dërvodeli dhe Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule pran varrit të saj në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Me këtë rast është thënë se  Heronjtë duhet të kujtohen, në çdo ditë dhe në çdo vit. Nuk ka periudhë që nuk lidhet me emrin e gruas shqiptare, duke ecur në vazhdimësi gjer në periudhën e fundit të UÇK-së, kur edhe një herë u pa se gruaja shqiptare ka rol të madh në kthesat vendimtare.

I gjithë organizimi është realizuar nga të Rinjtë e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe OVL-në.

Hanumshahe Abdullahu-Zymberi, e cila me bashkëshortin e saj Tefikun, ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë, së bashku me Fehmi e Xhevë Lladrocin janë rasti unikat i sakrificës së dy bashkëshortëve në luftën për liri.

HZ2  HZ3