UKZ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me KUSA

16 Dhjetor, 2016

Prorektori për marrëdhënie Ndërkombëtare Dukagjin Leka,  në emër  të Rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” Bajram Kosumi, ka nënshkruar marrëveshje me Kosovo United States Alumni (KUSA),  për projektin e mentorimit të  financuar nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Nga marrëveshja e nënshkruar në projektin në fjalë do të përfitojnë tetë  studente nga Universiteti “Kadri Zeka” për të përfunduar praktikën në institucione të ndryshme në Kosovë, nëpër të cilat  janë duke punuar mentorët që kanë studiuar në SHBA.

12