UKZ dhe prodhuesit e verërave të Kosovës fitojnë dy vende në garë ndërkombëtare

18 Shtator, 2017

Universiteti “Kadri Zeka” çdo ditë e më shumë po krijon mundësi të reja për studentët, profesorët, por gjithashtu edhe për bizneset kosovare që tregun e punës ta zgjerojnë në nivel ndërkombëtar.

Kështu, Universiteti “Kadri  Zeka” në Gjilan u ka mundësuar dhjetë prodhuesve të verërave që të garojnë në garën e dhjetë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Mariborit në Slloveni.

UKZ në Gjilan dhe prodhuesit e verërave të Republikës së Kosovës sot morën dy çmime ndërkombëtare për cilësi në verë të bardhë dhe të kuqe.

Me këtë rast, Rektori i UKZ-se, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi  ka pranuar çmimin për vendin e parë në verë të bardhë dhe çmimin për vendin e tretë për verën e kuqe.

Njëherësh Rektori Kosumi,  ka qenë i ftuar special me rastin e  42 vjetorit të themelimit të Universitetit të Mariborit.

Çmime te tilla e nderojnë Universitetin “Kadri Zeka”, prodhuesit e verërave si dhe vendin – Republikën e Kosovës, e cila u përfaqësua nga Rektori i UKZ.

Gara e dhjetë ndërkombëtare është organizuar nga Universiteti i Mariborit ku  konkurrenca ka qeni  e jashtëzakonshme, në të cilën kanë marrë pjesë prodhues nga 13 vende të ndryshme të Evropës.

Ky organizim është vlerësuar mjaft e rëndësishme, duke i dhënë kështu  mundësinë verëtarëve të Kosovës të plasojnë verërat e tyre në tregun e Unionit Evropian.