Pagesa e Shkollimit

Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për vitin përkatës të studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë semestrale.

Shumat e pagesave janë të përcaktuara nga Universiteti në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Tekologjisë së Republikës së Kosovës, fletpagesat nxirren online nga llogaria elektronike e secilit student ose nga ueb-faqja zyrtare e universitetit dhe pagesat kryhen në institucionet financiare të Republikës së Kosovës.

Në vijim ju paraqesim shumat e përcaktuara të pagesave për studentët sipas niveleve të studimit dhe shërbimeve.

Për studentët e nivelit bachelor:

  • Pagesa semestrit për studentët e rregullt është 25€
  • Pagesa për provim pranues është 2.5€
  • Pagesa për certifikatë të notave është 2.5€
  • Pagesa për certifikatë të diplomës është 5€
  • Pagesa për secilin provim/notë të transferuar është 0.5€
  • Pagesa për diplomë është 5€
  • Pagesa për diplomë duplikat është 25€
  • Pagesa për ndërrim fakulteti/departamenti është 20€

Për studentët e nivelit master:

  • Pagea e semestrit për studentët e rregullt është 150€
  • Pagea e për provim pranues është 5€
  • Pagesa për certifikatë të notave është 2.5€
  • Pagesa për certifikatë të diplomës është 5€
  • Pagesa për secilin provim/notë të transferuar është 5€
  • Pagesa për diplomë është 5€
  • Pagesa për diplomë duplikat është 25€
  • Pagesa për paraqitjen e provimeve është 2.5€
  • Pagesa për mbrojtjen e diplomës është 100€
  • Pagesa për certifikatë për njohjen e gjuhëve: shqipe, angleze, gjermane, fringe, turke është 125€
  • Pagesa për provim plotësues për regjistrimin e studimeve postdiplomike është 5€