Kushtet e Pranimit

Pranimi në studime secili kandidat që e kalon testin e maturës, gëzon të drejtën për të konkurruar për studime në Universitet sipas legjislacionit në fuqi.

Kushtet për pranim në studimet themelore – bachelor në Universitet janë: Përfundimi me sukses i shkollës së mesme në Kosovë i vërtetuar me diplomë; Përfundimi me sukses i shkollës fillore dhe të mesme me së paku 12 vjet të shkollimit vërtetuar me diplomë përkatëse; Përfundimi me sukses i shkollës fillore dhe të mesme me së paku 12 vjet të shkollimit vërtetuar me diplomë përkatëse të fituar në botën e jashtme, në qoftë se është bërë barasvlerësimi me certifikatën e maturës; Vendimi për njohjen e diplomës dhe barasvlerën merret nga Ministria përkatëse. Për fusha të veçanta studimi, Universiteti organizon provime shtesë- provim pranues për disa lëndë, në procedurën e pranimit të studentëve, të cilat duhet të aprovohen nga Ministria. Në këtë rast studenti duhet të kaloj me sukses provimin pranues për regjistrim në vitin e parë të studimeve.

Studentët në studime Master pranohen mbi bazën e konkurrimit, sipas rezultateve të studimeve paraprake dhe ekuivalencës së tyre, sikurse përcaktohet në Ligjin për Arsimin e Lartë. Kriteret e posaçme për pranim në studimet master caktohen nga Senati në përputhje me dispozitat e Statutit të Universitetit.