Informata të Përgjithshme

Universiteti “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka”, ndodhet në rrugën Zija Shemsiu, p.n., 60000 Gjilan, Republika e Kosovës.

Objekti ka dy hyrje, të cilat janë të shënuara dhe të emërtuara si Hyrja A dhe Hyrja B. Në Hyrjen A është i vendosur Rektorati, dekanatet, administrata e Universitetit, Biblioteka, zyrat për mësimdhënës dhe asistentë të rregullt, hapësirat e tjera ndihmëse për mësim; derisa në Hyrjen B është e vendosur një pjesë e administratës (shërbimi i studentëve, Zyra e IT-së, Zyra e Financave etj.), zyrat për mësimdhënës dhe asistentë të rregullt dhe hapësira tjetër plotësuese për mësim.

Numri zyrtar i telefoniti në Universitet është: (0280) 390 112

Qyteti i Gjilanit

Komuna e Gjilanit gjendet në pjesën juglindore të Kosovës, rajoni i Anamoravës. Është njëra nga komunat e mëdha të vendit. Pozita gjeografike që ka, i mundëson asaj lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit.

Gjilani është larg nga Prishtina, kryeqendra e Kosovës, 46 kilometra, nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines 60km, nga Kamenica – 27 km, nga Vitia – 22 km, nga Artana – rreth 25 kilometra. Me komunat e regjionit kufizohet, në juglindje me Preshevën (33 km) dhe Kumanovën (53), ndërsa në lindje – me Bujanocin (40 km).

Gjilani ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftohtë. Temperatura mesatare e janarit është -0.9 shkallë celciuz, ndërsa temperatura mesatare e korrikut – 21.5 gradë. Në vjeshtë, këtu bien shira, mesatarisht 177 mm, ndërsa në verë – 129 mm. Sasia e reshjeve në pranverë është 145 mm dhe në dimër – 130 mm.

Numri emergjentë i Qendrës Regjionale të Alarmimit dhe Koordinimit është 112.

Institucionet Kulturore tё Qytetit tё Gjilanit janё:

  • Teatri i Qytetit
  • Muzeu i Qytetit
  • Biblioteka e Qytetit
  • Bibliotekat nё Fshatra
  • Galeria e Qytetit

Per me shume kliko ketu

 

Akomodimi

Qyteti i Gjilanit ka Qendrën e Nxënësve dhe Studentëve me një kapacitet të vogël që përmbushë minimalisht kërkesat. Gjithashtu Gjilani është i pasur me një numër të konsiderueshëm të hoteleve të cilat ofrojnë akomodim të përshtatshëm.

 

Transporti në Gjilan

Qyteti i Gjilanit nuk ofron transport publik lokal. Të gjitha shërbimet e transportit kryhen përmes kompanive private të autobusëve dhe taksive. Më poshtë gjeni kontaktet e disa kompanive të transportit:

  • Stacioni i Autobusëve:      tel: +381 (0) 280 323 482 & +377 (0) 45 518 660
  • Taxi “Shaqa”:                         tel: 08000 1000 (numër pa pagesë)
  • Taxi “Luli”:                              tel: 0800 66 666 (numër pa pagesë)

 

Rektori Bajram Kosumi në përvjetorin e 3-të të themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”, u ka ndarë mirënjohje atyre që kanë kontribuar në themelimin dhe konsolidimin e Universitetit:

Ish ministrit të Arsimit Ramë Buja,
Ilmi Ramadani, anëtar i Këshillit të Përkohshëm Drejtues në UKZ
Fitore Malaj, anëtare e Këshillit të Përkohshëm Drejtues në UKZ
Naim Syla, anëtar i Këshillit të Përkohshëm Drejtues në UKZ
Lutfi Haziri, Kryetar i Komunës së Gjilanit.

MIRENJOHJE Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Hradinaj

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi në përvjetorin e 4-të të themelimit ka ndarë  mirënjohje  për kontribut jetësor në Fakultetin e Edukimit:

Mirënjohje për kontribut jetësor në Fakultetin e Edukimit-SABRI TAHIRI

Mirënjohje për kontribut jetësor në Fakultetin e Edukimit – FAIK SHKODRA

Mirënjohje për kontribut jetësor në Fakultetin e Edukimit -BAHTIJAR KRYEZIU

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi në përvjetor të themelimit ndanë  mirënjohje  për bashkëpunim të shkëlqyer të Komunës me Universitetin, për kryetarët e komunave:

MIRENJOHJE KRYETARIT TE VITISE SOKOL HALITI

MIRENJOHJE KRYETARIT TE KAMENICES QENDRON KASTRATI

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi në përvjetorin e 7-të të themelimit të UKZ-së ka ndarë  mirënjohje  për disa kompani për zhvillimin e marrëdhënieve Universitet-Biznes:

MIRENJOHJE KRYETARIT TE BORDIT INDUSTRIAL TE UNIVERSITETIT – XHELAL SELIMI

MIRENJOHJE KOMPANIA FLUIDI

MIRENJOHJE KOMPANIA ENERGY DESIGN

U.D. së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Naim Syla në dy vjetorin e themelimit të UKZ-së, ia ka dhuruar  mirënjohje ish- u.d. së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për këtë institucion që nga themelimi i tij.

 

Zotim per dhenien ne shfrytezim te prones komunale per Kampusin Universitar te UKZ

Shkarko