Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar e UKZ-së, hap thirrjen për përzgjedhjen e studentëve për vizitë studimore në PH Zug Zvicër

Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes UKZ-së dhe PH Zug, Protokollit të veçantë për mobilitetin e studentëve, si dhe projektit të fituar nga UKZ së bashku me PH Zug do të bëhet përzgjedhja e studenteve të UKZ-së për pjesëmarrje në vizitën e planifikuar në dhjetor 2020 në PH Zug, Zvicër (14-21/12/2020).

Për shkak të Pandemisë COVID 19, agjenda e paraparë për mirëpritjen e studentëve të Zug, e planifikuar për tetor 2020 ka ndryshuar dhe to të zhvendoset në vitin 2021.

Përzgjedhja e studentëve të UKZ-së do të bëhet, duke iu përmbajtur kritereve të mëposhtme:

  1. Dhjetë (studentë do të përzgjedhen nga Fakulteti i Edukimit)[1];
  2. Dy (2) studentë nga Fakulteti Juridik;
  3. Nga një (1) studentë nga Fakulteti Ekonomik, Shkenca Kompjuterike dhe Shkencave Aplikative;
  4. Studentët e përzgjedhur duhet të kenë notë mesatare mbi 8 (ky kriter përjashtohet vetëm nëse nuk plotësohet numri prej 15 studentëve);
  5. Studentët e përzgjedhur duhet të flasin gjuhën angleze (do të testohen për gjuhë në ZMJ);
  6. Studentët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi, të jenë të aftë për punë në grupe, të jenë të përkushtuar për programin si dhe ti përmbahen programit, të punojnë paraprakisht me studentë nga PH Zug dhe të i përshtaten kërkesave të ZMJ për realizimin e programit;
  7. Të jetë i/e gatshme të mirëpres në shtëpi një studentë nga PH Zug për një javë;
  8. Të marrë pjesë në të gjitha grupet punuese edhe në UKZ, gjatë vizitës së studentëve nga PH Zug;

Të gjithë studentët e interesuar, duhet të lajmërohen tek Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar të UKZ-së, deri më datë 30/09/2020, nga ora 08:00-15:00 dhe me vete duhet të kenë:

  1. Vërtetimin që janë studentë;
  2. Certifikatën e notave dhe
  3. Kopje e pasaportës, e cila është së paku e vlefshme deri me 30/06/2021.

[1] Nëse numri prej 10 studentëve nga Fakulteti i Edukimit nuk plotësohet, atëherë nën kriteret e mësipërme, në radhë do të vijnë studentët e fakulteteve tjera.

Njoftimi per studente te UKZ per viziten ne ZUG