Koordinatorët

Përshkrimi i Detyrave dhe Përgjegjësive  të punës

Emërtimi i Pozitës: Koordinatori i Cilësisë

Koordinatori është urë lidhëse në mes Njësive Akademike dhe Zyrës për Zhvillim Akademik të  Universitetit “Kadri Zeka”. Koordinatori i raporton menaxhmentit të Rektoratit përmes Zyrës për Zhvillim Akademik dhe ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Udhëzon  stafin akademik dhe studentët në kuadër të njësisë akademike lidhur me  aspektet  praktike dhe akademike të zbatimit të ECTS-së;
  • Udhëzon dhe monitoron departamentin përkatës dhe komisionin e studimeve të njësisë akademike gjatë procesit të akreditimit/ri-akreditimit për të hartuar/rishikuar programet e studimit;
  • Në bashkëpunim me menaxhmentin e njësisë akademike, përkujdeset dhe monitoron përfshirjen e të gjitha palëve me interes (stafi akademik, studentët, bizneset apo anëtarët e Bordit këshilldhënës) për hartimin/rishikimin e programeve të studimit;
  • Është pjesë e planifikimit dhe monitorimit të procesit të vlerësimit të lëndëve dhe mësimdhënësve, si dhe vlerësimit të brendshëm të cilësisë;
  • Në bashkëpunim me menaxhmentin e njësisë akademike ndihmon në sistemimin e të dhënave dhe informatave lidhur me aktivitetin shkencor/artistik në njësinë akademike (evidentimin e  punimeve shkencore, përformancës artistike, projekteve profesionale dhe shkencore);

Këshillon, planifikon, dhe monitoron skema, aktivitete dhe veprimtari për ngritjen e cilësisë në njësinë akademike

Vendim-per-emerim-te-koordinatorit-te-cilesise-Arbona-Xhemaili

Shkarko

Vendim-per-emerim-te-koordinatorit-te-cilesise-Aferdita-Ibrahim

Shkarko

Vendim-per-emerim-te-koordinatorit-te-cilesise-Fatmire-Krasniqi

Shkarko

Vendim-per-emerim-te-koordinatorit-te-cilesise-Kastriot-Dermaku

Shkarko

Vendim-per-emerim-te-koordinatorit-te-cilesise-Nexhat-Shkodra

Shkarko

Vendim-per-emerim-te-koordinatorit-te-cilesise-Voglushe-Kurteshi

Shkarko