Fakulteti Ekonomik

Fakulteti Ekonomik ne kuader te UKZ-se ka filluar punen me 1/10/2013 ne tri drejtime:

Banka Financa dhe Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatike dhe Marketing Studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik zgjasin 3 vite apo 6 semestra. Numri total i kredive të akumuluara (ECTS) është 180, apo 30 për secilin semestër.

Të gjitha kurset ne Fakultetin Ekonomik janë të dizajnuara ashtu që reflektojnë rëndësinë e tyre në kontekst të programit të studimeve përkatëse dhe kontribuojnë në arritjen e objektivave të atij programi.

Në vitin e parë të studimeve të gjitha kurset janë të njëjta për të gjitha programet. Në vitin e dytë dhe të tretë kurset ndryshojnë sipas programeve ku kurset obligative e përbëjnë bërthamën e programit përkatës të studimeve.

Në Fakultetin  Ekonomik funksionojnë këto programe studimore:

Akredituara për periudhën 3 vjeçare 1 tetor 2020-30 shtator 2023:

  1. Menaxhim dhe Ndërmarrësi, BSc, 180 ECTS, me specializim në:
    1. Menaxhim dhe Ndërmarrësi
    2. Menaxhim i Marketingut dhe Shitjes.

Riakredituara për periudhën 3 vjeçare 1 tetor 2021-30 shtator 2024:

  1. Financë dhe Kontabilitete i Aplikuar. BSC, 180 ECTS