Fakulteti i Edukimit

Fakulteti i Edukimit ka filluar sē funksionuari në vitin akademik 2002/2003 si vazhdimësi e ish-Shkollave të Larta Pedagogjike e cila në Gjilan ka funksionuar që nga viti akademik 1975/76 deri në themelimin e Fakultetit të Edukimit.

Nga 1 tetori 2013 dmth nga viti akademik 2013/2014, Fakulteti i Edukimit funksionon në kuadër të Universitetit Publik “Kadri Zeka ” në Gjilan

Në Fakultetin e Edukimit funksionojnë këto programe studimore të ri/akredituara për periudhën 3 vjeçare 1 tetor 2021-30 shtator 2024:

  1. Arsimi Fillor, BA, 240 ECTS
  2. Arsimi Parashkollor, BA, 240 ECTS
  3. Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, MA, 60 ECTS
  4. Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor, MA, 60 ECTS

Ky Fakultet ofron vetëm studime të rregullta.