Fakulteti i Shkencave Aplikative

Pas 5 vjetȅve të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, pas një analize të nevojave të institucioneve shkollore për mësimdhënës të matematikës, analizës së tregut të punës në institucione të ndryshme, rezultateve të nxënësve të Gjilanit me rrethinë në gara lokale dhe ndërkombëtare në matematikë dhe duke pasur parasysh mundësitë kadrovike të Universitetit tonë, Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen XX të Senatit të mbajtur më 11.12.2017, miratoi kërkesën për themelimin e Fakultetit të Shkencave Aplikative, duke filluar me programin baçelor “Matematikë arsimore”. Në bazë të këtij vendimi, u formua grupi i punës i cili do të kujdeset të procedojë procesin deri në akreditimin nga Agjencia e Kosovës për Akredim.

Në të vërtetë, Gjilani ka traditë në përgatitjen e mësimdhënësve që nga gjysma e dytë e viteve të pesëdhjeta (1958), në nivel të shkollave të larta, si Akademi Pedagogjike (1973), mandej si Qendër për Arsimin e Lartë të Mësimdhënësve (1978), ndërsa nga viti akademik 1978/79 pȅrpos programit pȅr pȅrgatitjen e edukatoreve dhe programit pȅr pȅrgatitjen e mȅsimdhȅnësve tȅ shkollȅs fillore, filloi punën edhe grupi i Matematikë-Fizikë dhe Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Programi Matematikë-Fizikë funksionoi deri në vitin akademik 1983/84, kur u ndërprenë studimet për shkak të transformimeve të kohës në Universitetitn e Prishtinës.

Themelimi i Fakultetit tȅ Shkencave Aplikative nuk ȅshtȅ vetȅm dȅshirȅ e menaxhmentit tȅ Universitit “Kadri Zeka”, por ȅshtȅ nevojȅ e domosdoshme, e bazuar nȅ shumȅ faktorȅ, tȅ cilȅt do t’i shtjellojmȅ në vazhdim.

Programi Matematikȅ arsimore, do tȅ pȅrmbushë njȅ nga detyrimet e arsimit tȅ lartȅ nȅ Kosovȅ, e qȅ ȅshtȅ pȅrgatitja e mȅsimdhȅnȅsve tȅ matematikȅs nȅ njȅ frymȅ tȅ re tȅ zhvillimeve tȅ arsimit matematik tȅ pȅrcaktuara nga ICME, ERME, ATEE etj. Nȅ vitet e ardhshme do tȅ vazhdojmȅ me programe të tjera aplikative, tȅ cilat kanë pȅr bazȅ matematikȅn dhe zbatimin e saj nȅ tregun e punȅs, sidomos në ekonominȅ dhe ndȅrrmarrȅsinȅ e rajonit dhe mȅ gjerȅ.

 

Themelimi i Fakultetit të Shkencave Aplikative mbështetet në këto dokumente:

–  Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 (Qeveria e Republikës së Kosovës, Prishtinë, janar 2016)

–  Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021 (Qeveria e Republikës Kosovës, Prishtinë, 7.12.2016)

– Strategjia Zhvillimore dhe Plani i Veprimit të UKZ 2017-2022

–  Europian Comission: From University to Employment: Higher Education Provision and Labour Market Needs in Kosovo, 23.12.2016.

– Hulumtimi i tregut të punës për mësimdhënës të matematikës në arsimin parauniversitar në rajonin e Gjilanit, të Ferizajitdhe për Luginën e Preshevës.

Po ashtu, themelimi i FSHA respektivisht programit Matematikë Arsimore bazohet në së paku edhe tri arsye të rendësishme:

  • Nevoja e madhe e sistemit shkollor të Kosovës për mësimdhënës të matematikës.
  • Kërkesa për së paku një alternativë tjetër të re programore të çasjes në arsimin matematik në Kosovë.
  • Promovimi i rezultateve të hulumtimeve të arsimit matematik evropian dhe ngritja e nivelit të mësimit të matematikës në Kosovë.

Sëkëndejmi, definohet edhe vizioni dhe misioni i Fakultetit të Shkencave Aplikative në kuadër të vizionit dhe misionit të UKZ-së:

Vizioni i Fakultetit të Shkencave Aplikative është: Përgatitja  e profesionistëve të gatshëm për tregun e punës,dhe në shërbim të nevojave të shoqërisë së zhvilluar dhe prosperuese.

Misioni i FSHA-së është:të promovojë te studentët hulumtim të vazhdueshëm të zhvillimit dhe edukimit, duke i kushtuar kujdes vlerave njerëzore dhe qytetare, vlerave universale, si edhe përftimin e një kulture të gjerë akademike në mënyrën e gjykimit dhe reagimit ndaj situatave të shoqërisë bashkëkohore dhe dinamike.

Universiteti “Kadri Zeka” me themelimin e FSHA dhe programit Matematikë Arsimore do të shfrytëzojë kapacitetet e saja dhe do të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi që të përballet me sukses në përgatitjen e mësimdhënësve të matematikës si lëndë kyçe në arsimin parauniversitar.

Studimet në programin Matematikë Arsimore do të përbëhen nga 180 ECTS, konform Kornizës për Kualifikime në Fushën Evropiane të Arsimit të Lartë, dhe u takojnë Ciklit të  1-rë: 180−240 ECTS kredi duke përfunduar me Shkallën Bachelor të nivelit të 5-të të arsimit të përcaktuar sipas Standardit Ndërkombëtar për Klasifikim të Arsimit (SNKA) nga UNESCO.

Në Fakultetin e Shkencave Aplikative funksionon programi studimor:

Akredituar për periudhën 3 vjeçare 1 tetor 2019-30 shtator 2022:

  1. Matematikë Arsimore, BSC, 180 ECTS.