Master – Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 23.06.2017, pasi ka shqyrtuar raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe  riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, dhe pas analizës së këtyre raporteve ka riakreditua  UKZ-në si Institucion publik i Arsimit të Lartë për periudhën trevjeçare duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.

Në këtë mbledhje KSHC  ka Akredituar edhe programin Master Qeverisja lokale dhe Shoqëria demaokratike.

Programi i Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike është program i përbashkët i Universitetit “Kadri Zeka”, Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe “Ukshin Hoti” në Prizren.