Master – E-Qeverisja

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) më 23.06.2017, pasi ka shqyrtuar raportet e vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë të akreditimit dhe  riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, dhe pas analizës së këtyre raporteve ka riakreditua  UKZ-në si Institucion publik i Arsimit të Lartë për periudhën trevjeçare duke plotësuar standardet dhe kriteret e vlerësimit dhe akreditimit.

Në këtë mbledhje KSHC  ka Akredituar edhe dy programe master në UKZ për periudhën trevjeçare programin Master e-qeverisja.

Programi master e-qeverisja është program i përbahket i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të UKZ-së.