Erasmus+

 

Në kuadër të programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian (EU), u kualifikua projekti ndërkombëtar i përbashkët  ”Ready for business – integrating and validating practical entrepreneurship skills in engineering and ICT studies REBUS” në të cilin Universiteti ”Kadri Zeka” është partner i plotë në projekt.

Koordinator kryesor i projektit është Fakulteti i Inxhinierise Teknike të Universitetit të Sarajevës, ndërsa partnerët tjerë në projekt janë: Austrian Consulting Company «DIE BERATER» (Austria), Joanneum University of Applied Sciences (Austria), University of Duisburg-Essen (Germany), Association of blended learning institutions in Göttingen (Germany), University of Palermo (Italy), University of East Sarajevo (Bosnia and Herzegovina), Universiteti i Tiranës (Albania), Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka” (Kosovë), Kolegji Universum i Prishtinës (Kosovë), University of Montenegro (Mali i Zi), Volga State University of Technology dhe Siberian State University of Telecommunications and Informatics (Russian Federation.

Ky projekt gjat tri viteve të ardhshme do të fokusohet në zhvillimin, testimin, validimin dhe krijimin e moduleve bazike të trajnimit për zhvillimin e aftësive kompetencave të ndërmarrësisë së studentëve nga fusha e TI. Në këtë mënyrë studentët e Universitetit Kadri Zeka në Gjilan do të kenë mundësi të fitojnë njohuritë dhe kompetencat më bashkëkohore nga kjo fushë dhe të participojnë në trajnime të tilla.

Koordinator lokal:  prof.asoc.dr. Xhevdet ThaqiWeb faqja projektit:

Project No: 573664-EPP-1-2016-BA-EPPKA2-CBHE-JP