Këshilli Botues

Thirrje për publikimin e literaturës mësimore, shkencore dhe publikimeve tjera

Këshilli Botues i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, shpall Thirrjen për publikimin e literaturës mësimore dhe shkencore për vitin 2021.

Kërkesat për tekste universitare, përmbledhje të detyrave, praktikume, monografi, përmbledhje të punimeve, revista dhe periodikë tjerë sipas këtij konkursi, dorëzohen në formë elektronike bazuar në Rregulloren e Këshillit Botues të UKZ-së.

Forma e kërkesës (formulari 1) gjendet në linkun: https://uni-gjilan.net/keshilli-botues/formularet/

Afati për dorëzimin e Kërkesave është deri më 30.07.2021.

 

Gjilan, 12.05.2021.                                                                                       Kryetari i KB të UKZ-së:

prof.asoc.dr. Xhevdet Thaqi