Njoftim rreth procedurës së aplikimit për bursë të MASHTI-it

Qershor 8, 2020

Njoftojmë studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë të MASHT-it (Njoftimi) se është hapur afati për aplikim në SMU.

Procedurat për aplikim janë si më poshtë:

1. Studentët qasen në SMU e tyre dhe duhet të klikojnë këtu apo në SMU tek fusha TJERA – APLIKO PËR BURSË (shiko Manuali per student në faqe 33 – 34)

2. Klikoni butonin APLIKO

3. Pasi të hapet dritarja, tek “Apliko për bursë për vitin akademik” duhet të zgjedhet viti akademik 2018/2019 dhe klikoni APLIKO

4. Shfaqet njoftimi “Ju aplikuat me sukses” dhe tek butoni Raporti, shtypet raporti që keni aplikuar

5. Raporti i shtypur dorëzohet te zyrtari përkatës i shërbimit të studentëve në secilin fakultet