60 VAJZA/GRA QË STUDIOJNË NË UKZ KANË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR FUSHAT E STEM

12 Nëntor, 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar listën e përfitueseve në Thirrjen për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.

Në këtë thirrje kanë përfituar 60 studente që studiojnë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Shkencave Aplikative respektivisht programin Matematikë Arsimore të Universiteti Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan. Nga gjithsej 1315 studenteve sa kanë aplikuar, Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 812 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfituese të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë euro për secilën .

Për përfitim të mbështetjes financiare, kanë pasur mundësi të aplikojnë të gjitha vajzat/gratë që studiojnë në programet STEM dhe janë të regjistruara në vitet akademike 2019/20, 2020/21, 2021/2022.

Për të mundësuar transferimin e mjeteve financiare, MAShTI fton përfitueset e kësaj Thirrje që të plotësojnë të dhënat e tyre në afat kohor prej 7 ditësh në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/10oO6uMg9wP69ni96M9C52gCFOcIdGfE5DsT_mYEVGl0/viewform?fbclid=IwAR1RVVmkD90KWs8mGg2neBMxbi9IRfder39WXMiF1zx68493_KKSQGJQ-bE&edit_requested=true

Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë te Komisioni për ankesa në MAShTI në afat prej 7 ditësh nga dita e publikimit të listës së përfituesve.

Listën e përfitueseve të mbështetjes financiare për studentet e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan e gjeni këtu:Përfitueset e mbështetjes financiare për studentet vajza-gra në fushat e Shkencave

Linku i publikimit të infos në faqen zyrtare të MAShTI-t: https://masht.rks-gov.net/article/812-vajzagra-qe-studiojne-stem-kane-perfituar-mbeshtetje-financiare