Adrian Bajrami kryetari i ri i Parlamentit Studentor në Universitetin “Kadri Zeka”

Tetor 3, 2017

Me fillimin e vitit të ri Akademik 2017/2018, Adrian Bajrami edhe zyrtarisht ka marr mandatin si i pari i studentëve në Universitetin “Kadri Zeka”.

Adrian  është Student në Fakultetin Ekonomik nga radhët e Organizatës Rinia Studentore “Kadri Zeka” (RSKZ)Gjilan.

Në vazhdim keni fjalën e tij:

“Fillimisht dua t’i falënderoj të gjithë studentët për mbështetjen që na e kanë dhënë në zgjedhjet studentore, do të angazhohem maksimalisht që mos t’i zhgënjejë ata.

Zotohem se do te jem zë i fuqishëm i studentëve, do ta mbrojmë interesin e tyre dhe do të punojmë për përfaqësim sa më të denjë për studentët.

Do të bëjmë çmos që t’i përmbushim detyrimet tona ndaj studentëve.

Gjithsesi që do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat dhe menaxhmentin e Universitetit.”

“Falënderim i veçantë për kryetarin dhe strukturat e deri tanishme të PS-së që përfaqësuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së bashku do t’ia dalim që t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona që janë në interes të përgjithshëm.”