Afati i paraqitjes së provimeve në nivelin bachelor dhe master – Afati i Nëntorit 2020/2021

5 Nëntor, 2021

Njoftohen studentët e të gjitha njësive akademike,  të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, se  paraqitja e provimeve për Afatin e  Nëntorit mund të bëhet nga data 05.11.2021 deri më datë 08.11.2021 ora 23:59

Shënim:

Sipas Udhëzimit Administrativ të MASHTI NR:09/2021, Neni 3, paragrafi 1.3. Për  paraqitje të provimeve për herë të dytë e tutje studentët duhet të paguajnë:

  • Në nivelin Bachelor – 1€;
  • Në nivelin Master – 2.5€

Studentët fletëpagesën e shkarkojnë nga llogaritë e tyre në SMU dhe të paguar duhet ta sjellin në Shërbimin e studentëve. Mos shkarkimi i fletëpagesave dhe mos dorëzimi i saj nënkupton që nuk mund të notoheni nga ana e profesorëve të lëndëve të paraqitura.

Suksese!