Afati i paraqitjes së provimeve në nivelin bachelor, Fakulteti i Shkencave kompjuterike – Afati i Janarit 2020

14 Janar, 2020

Njoftohen studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike  të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, se  paraqitja e provimeve për Afatin e  Janarit mund të bëhet nga data 14.01.2020 deri më datën 20.01.2020.

Vërejtje: Paraqitja e lëndës: Punim Diplome nuk duhet të bëhet në këtë afat. Për hapjen e Afatit të Janarit për paraqitje të provimit të diplomës do të ju njoftojmë me kohë.

Provimet do te mbahe pas dates 20 janar 2020.

Për arsye që afati për praqitje do të jetë më i gjatë se zakonisht, nuk do të ketë mundësi të tjera për paraqitjen e provimeve pas datës 20.01.2020.

Suksese!