Agjencia e Kosovës për Akreditim ka ri akredituar programet e studimit të Universitetit “Kadri Zeka”

7 Korrik, 2016

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë vitit 2016 ka bërë vlerësimin e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. AKA ka pranuar aplikacionin edhe nga Universiteti “ Kadri Zeka”  për ri/akreditimin e 5 programeve të studimit në nivelin BA. Kështu  në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, dhe në bazë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë dhe Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur me 6 Korrik 2016 ka marrë vendim dhe ka riakredituar  5 programe të studimit të Universitetit  “Kadri Zeka”  për periudhën 3 vjeçare  , 1/10/2016 – 31/9/2019.

Në kuadër të Fakultetit të Edukimit janë riakredituar programet e studimit: Arsimi Fillor/BA dhe  Arsimi Parashkollor/BA , në Fakultetin Ekonomik është riakredituar programi: Menaxhment/BA, programet Banka, Financa dhe Kontabilitet/BA; dhe Marketingu/BA kanë qenë të akredituara. Në kuadër të Fakultetit  Juridik është akredituar programi i studimit Juridik/BA dhe  në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike është riakredituar programi Shkencat kompjuterike /BA.

Agjencia e Kosovës për Akreditim në Universitetin “Kadri Zeka”  ka realizuar procesin e vlerësimit dhe ri/akreditimit me ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit përgjatë muajve Prill, Maj dhe Qershor 2016.

DSC_0112 DSC_0108