AKA akrediton Programin e Studimit Matematikë Arsimore në UKZ

Korrik 16, 2019

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka akredituar Programin e Studimit Matematikë Arsimore të Fakultetit të Ri, të Shkencave Aplikative.

Tani Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan iu shtua edhe një Njësi e Re Akademike, Fakulteti i Shkencave Aplikative.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka thënë se me këtë Fakultet dhe Program të ri synojmë që të përmbushim mungesën e arsimtarëve të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Kështu, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA),  me datë 18 Qershor dhe 15 Korrik mbajti mbledhjet e saj nr. 73 dhe 74.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan Raportet Finale për nivelin Institucional dhe atë të Programeve të Studimit, të hartuara nga panelet e ekspertëve ndërkombëtar. Mbi këtë bazë KShC i AKA-së mori vendimet mbi akreditimin e IAL-ve dhe programeve të tyre të studimit.

Për të parë listën me vendime për akreditim apo mos akreditim të programeve të studimit klikoni këtu