ARS Club “Beqir Musliu’ ka dhuruar rreth 60 ekzemplarë librash për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka”

2 Mars, 2017

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi, ka pritur në një takim drejtues  të Asociacionit  Alternativ të Kosovës, ARS Club “Beqir Musliu”  me seli në Gjilan, kryetarin  Sabit Rrustemi dhe nënkryetarin Nexhat Rexha.

Qëllimi i këtij takimi ishte se, udhëheqësit e ARS Club “Beqir Musliu” kanë  dhuruar  27  tituj librash me 54 ekzemplarë, për Bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka”.

Kryetari i ARS Club “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi tha se librat të cilat janë dhuratë për këtë institucion, janë libra letrar  të autorëve kryesisht shqiptar por disa janë edhe të autorëve ndërkombëtar.

Kurse rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjilan  Bajram Kosumi, ka falënderuar përfaqësuesit e ARS Club “Beqir Musliu”për librat-dhuratë për bibliotekën e Universitetit, duke thënë se këto libra janë  mjaft e rëndësishme për Institucionin tonë, përmes të cilave studentët tanë dhe të tjerët mund ti përdorin për të pasuruar mendjen e tyre.