ART NË KOHË KARANTINE

17 Prill, 2020

Kohëve të fundit jemi ekspozuar ndaj ngjarjeve jo të mira për mirëqenien tonë, e krijuar nga situata e pandemisë  COVID-19.

Kështu, disa studentë të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ që kanë pasion fotografinë, pos mësimeve virtuale që ndjekin nga profesorët e tyre,  po e shtetëzojnë kohën e izolimit për tu marrë më tepër  me talentin që ata e posedojnë.

Studentët kanë krijuar një album  të titulluar, ‘’ART NË KOHË KARANTINE’’, në të cilin kanë përmbledhur  fotografi nga  përditshmëria, nga jeta në fshat dhe në qytet.

Elitë Bardhi, kryetare e Parlamentit Studentor, thotë se studentët kanë vendosur të krijojnë këtë album, për tu larguar sadopak nga zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me Virusin COVID-19.

Ajo shton se kjo është një përpjekje e jona për t’ju treguar se vendi, rrethi dhe ambienti ku jetojmë, na mbush energji, motiv për ditët e mira që na presin pas COVID-19!

Elita bënë thirrje që të jemi më të vëmendshëm këto ditë ndaj virusit COVID-19, duke sygjeruar për kujdes ndaj vetes dhe familjes, sepse siç thotë Elita, Dashnia Nis te Shpija!

#RriNshpi

#DashniaNisteShpija!