Askush tjetër, veç heronjve, nuk mund ta fusin në borxh njeriun e lirë

26 Maj, 2018

Rektori i Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan Bajram Kosumi, ka marrë pjesë në Akademinë  Përkujtimore  për  shënimin e  40 vjetorit të  shkuarjes në amshim të atdhetarit dhe poetit gjilanas, Rexhep Elmazi.

Ne Akademinë Përkujtimore , si nderim për figurën e tij letrare e atdhetare, është paraqitur dhe libri i posa botuar PSHERËTIMË SHIU, me zgjedhje poezish nga trashëgimia poetike e Rexhep Elmazit dhe parathënie të prof.dr. Anton Nikë Berishës.

Për veprimtarinë atdhetare të Rexhep Elmazit ka folur edhe  Rektori i Universitetit Publik ’’Kadri Zeka’’ në Gjilan, Bajram Kosumi.

Rektori Kosumi në fjalën e tij pos tjerash ka thënë se, askush tjetër, veç heronjve, nuk mund ta fusin në borxh njeriun e lirë.

Në attachment gjeni fjalimin e plotë të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi.

Ky aktivitet është organizuar nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan dhe i mbështetur nga Komuna e Gjilanit.

Fjala e Rektorit te Universitetit “Kadri Zeka” Gjilan, në Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe të veprës së poetit Rexhep Elmazi