Bartësit e programeve të Universitetit “Kadri Zeka” kanë biseduar rreth përgatitjeve të raportit të vetëvlerësimit të procesit të akreditimit

26 Prill, 2016

Bartësit e pesë programeve,  Fillor, Parafillor, Juridik, Ekonomik dhe Shkencat Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, janë takuar për të biseduar rreth përgatitjeve të raportit të vetëvlerësimit të procesit të akreditimit. Secili nga tre profesorët që janë bartës të programeve kanë paraqitur punën e tyre duke thënë se janë të gatshëm të prezantojnë raportin me rastin e ardhjes së ekspertëve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim gjatë muajit maj.  DSC_0322 DSC_0325