Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

Shtator 25, 2015

 Bajram Kosumi, ka marrë detyrën e rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, në një ceremoni pranim-dorëzimi nga ushtruesi i detyrës, Naim Syla.

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Naim Syla i uroi rektorit të ri Bajram Kosumi, suksese dhe punë të mbarë.

Nga ana e tij rektori Bajram Kosumi, falënderoi u.d. Naim Syla për angazhimin e tij të deritashëm dhe të gjithë stafit drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”. Ai tha se motivi im për të punuar në këtë Universitet është ngritja e cilësisë, kurse detyra jonë e përbashkët është që ta shfrytëzojmë Universitetin në mënyrë që ta zhvillojmë shoqërinë.

Paraprakisht u.d. Naim Syla, ka mbajtur një takim me stafin administrativ, për ti falënderuar ata për bashkëpunimin në punë. Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, e ka nderuar u.d. rektorin Naim Syla me mirënjohje për kontributin e dhënë në cilësinë e nënkryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Përkohshëm Drejtues, u.d. së prorektorit për Çështje Mësimore dhe u.d. rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

aaa aaaa a