Bursa nga Qeveria Italiane për vitin akademik 2022/2023

10 Qershor, 2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron grante në favor të shtetasve të huaj dhe shtetasve italianë që jetojnë jashtë vendit (IRE) për vitin akademik 2022-23 me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat kulturore, shkencore dhe teknologjike, për të promovuar gjuhën italiane, kulturën dhe për të mbështetur sistemin ekonomik të Italisë në botë.

Grantet ofrohen për të përfunduar kurse studimi dhe programe kërkimore/trajnimi në institucione arsimore italiane publike të njohura ndërkombëtarisht. Bursat janë të disponueshme për të ndjekur kurse akademike në territorin italian.

Aplikimet online duhet të dorëzohen nga kandidatët duke përdorur faqen e internetit “Studioni në Itali” deri në orën 14:00 (me orën italiane) më 13 qershor 2022.

Njoftimi në rrjetin social facebook: https://www.facebook.com/112949486928016/posts/609920590564234/?d=n

Më shume informacione: https://t.co/O6dwceDjC2

Aplikacionet Online: https://t.co/BSrLRjtmQD