BURSA STUDIMI NË HUNGARI

Dhjetor 19, 2018
Programi i Bashkëpunimit Shkencor dhe Arsimor midis Republikës së Kosovës dhe Hungarisë që nga viti 2016 ka ofruar bursa, nga i cili kanë përfituar më shumë se 120 kandidatë nga Kosova në Hungari. Këtë vit programi i bursave vazhdon dhe 50 studentët të tjerë nga Republika e Kosovës do të kenë mundësinë të fillojnë studimet e tyre në Hungari nga shtatori i vitit 2019.

Kuotat mbeten të njëjta dhe janë si vijojnë:

· 25 bursa për programe studimi të plota BA / BSc
· 20 bursa për programe të plota MA / MSc
· 5 bursa për studime të doktoraturës ose DLA në çdo fushë të interesit.

Programet e studimit janë përgjithësisht në dispozicion në gjuhët angleze dhe hungareze, me disa programe të ofruara në gjermanisht dhe frëngjisht gjithashtu.

Procedurat e aplikimit:

– Afati për aplikim zgjat deri më 15 janar 2019.
– Aplikantët do të informohen për rezultatin e raundit të parë të përzgjedhjes në mars të vitit 2019.
– Bursat do t’u jepen studentëve pas provimit pranues të suksesshëm në prill dhe maj 2019 në institucionin pritës.
– Aplikantët do të informohen për rezultatin përfundimtar të aplikimit në fund të korrikut 2019.
– Gjatë gushtit 2019 studentët duhet të fillojnë procedurën e aplikimit të vizave dhe të organizojnë udhëtimin e tyre në Hungari.

Më shumë informacione rreth bursave mund të gjeni në linkun:

http://www.studyinhungary.hu/study-in-hungary/menu/stipendium-hungaricum-scholarship-programme/call-for-applications-2019-2020.html

Gjithashtu, për më shumë informacione mund të dërgoni një email në adresën:  krszabo@mfa.gov.hu