Diploma “Student i dalluar” është burim i motivimit për angazhim të mëtutjeshëm

15 Mars, 2021

VLERA BLLACA studente e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, të cilës Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Dr. Bajram Kosumi, me rastin e 8 vjetorit të themelimit të Universitetit, i ndau diplomën “Studente e Dalluar”, thotë se notën e lartë mesatare gjatë studimeve e ka arritur me përkushtim, duke mësuar në mënyrë sistematike, duke hulumtuar dhe duke pyetur profesorët për gjërat që ka pasur vështirësi t’i kuptoj.

Vlera thotë se arritja deri tek nota e lartë mesatare në studime do përkushtim. Siaps saj,  për një student të UKZ-së që të jetë gjithmonë i përgatitur për notë të lartë,  vështirësitë reduktohen përmes mundësive që profesorët ofrojnë, siç janë kolokviumet dhe projektet.

Vlera ka potencuar se puna në grupe dhe diskutimet me kolegë e profesorë, kanë pasur një rol të madh për arritjen e suksesit  të saj. Ajo shprehet se ligjëratat dhe ushtrimet gjatë studimeve në Universitetin “Kadri Zeka”, i kanë ndihmuar t’i përforcoj njohuritë e marrura.

“Diploma student i dalluar” Vlera e vlerëson si një një burim i motivimit që të angazhohem edhe më tepër në fushë akademike dhe profesionale.