Disa studentë nga Finlanda vizitojnë UKZ-në

27 Nëntor, 2019

Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilane e kanë vizituar disa studentë të Universitetit Haaga Helia të Finlandës,  Annika Rautavaara (Bachelor of Tourism and event management, Mia Miki (Bachelor on Tourism and event management) Ardiana Durmishi (Aviation business )Fleur Ossude (Management of export area) Getoar Thaqi (ambassador of Haaga Helia and International Sales and Marketing), nënë udhëheqjen e profesorit të tyre, Prof. Dr. Evariste Habiyakare.

Ata janë pritur nga Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, Prorektor për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe bashkëpunëtorët tjerë.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të një projekti nga një kompani Finlandeze e interesuar për të investuar në Kosovë.

Njëkohësisht gjatë këtij takimi është biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit në të ardhmen mes Universitetit Haaga Helia dhe Universitetit “Kadri Zeka”

Pas përfundimit të takimit, mysafirët nga Finlanda kanë vizituar Universitetin “Kadri Zeka” ku kanë parë nga afër ambientet në të cilat zhvillohet procesi mësimor.