Dita e dytë të projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”

22 Janar, 2019

Në ditën e dytë të punës  së projektit “Zhvillimi i  qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), që po bahet në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  janë diskutuar  pikat kyqe  punuese dhe janë caktuar afatet për kryejrjen e aktiviteteve në këto pika.

Përfaqësuesit e universiteteve, Metropolia University Finlande dhe JAMK University Finlande,  kanë prezantuar konceptet kyçe te projektit, si dhe mënyrën e realizimit të tyre.

Pas kësaj,  pjesëmarrësit janë ndarë në grupe, ku secili grup ka dhënë  mendime për 7 konceptet kyçe.

Me pas të gjitha janë prezantuar dhe njëkohësisht janë shtuar në projektin punues,  për krijimin e librit apo fletushkës së projektit.

Aktivitetet do të vazhdojnë të zhvillohen në UKZ   deri më 25 janar 2019.

Ndryshe, zbatimi i projektit  “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, që është i pari i këtij lloji në Kosovë, do të bëhet nëpërmjet rrjeteve, punëtorive, vizitave studimore, qarqeve rajonale të studimit, seminareve reflektuese si dhe  shkëmbimit të njohurive dhe mësimeve të bazuara në praktikë.

Ky projekt është i financuar nga Programi Erasmus + i Unionit Evropian dhe përfshinë një konsorcium prej 9 partnerëve, prej tyre 6 partnerë vendorë dhe 3 evropian. Janë 6 institucione të arsimit të lartë, 2 organizata joqeveritare dhe MASHT.