Drejtues të GIZ kanë qëndruar në UKZ

22 Maj, 2018

Zyrtarë të GIZ-it kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë pritur nga Prorektori  dhe zyrtarja për bashkëpunim ndërkombëtar.

Kjo vizitë është si rrjedhojë e nënshkrimit të Memorandum  Mirëkuptim mes Rektorit të Universiteti “Kadri Zeka”  Bajram Kosumi  dhe James Macbeth Forbes  drejtor i GIZ-it në Kosovë.

Kësaj radhe qëllimi i takimit ishte mundësia e organizimit të  tryezave të rrumbullakët në lidhje me diskutimin publik për  reforma në arsim, më qëllim  ngritjen e diskutimit publik  për mësimdhënie lëndore në nivelin 1-5, organizimi i shkollës verore, mbështetja e funksionalitetit të institutit për trajnimin e mësimdhënësve , promovimi i hulumtimit në fushën e arsimit  dhe prezantimi në konferenca ndërkombëtare me tematikë “Mësimdhënien në ciklin fillor”.