Drejtues të UKZ pjesëmarrës të Konferencës “Regional Cluster Meeting Western Balkans”

Tetor 23, 2019

Nȅ organizim të  Komisionit Evropian dhe Seksionit tȅ programit ERASMUS+, në Durrës të Shqipërisë, po i zhvillon punimet Konferenca “Regional Cluster Meeting – Capacity Building in Higher Education -projects’ impact in the Western Balkans”,  në të cilën po marrin pjesë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”,  Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Aplikative, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.

Gjatë Konferencës, punimet janë zhvilluar nga fusha e bashkëpunimit regjional, modernizimit, çasjes dhe internacionalizimi në Arsimin e lartë, duke u trajtuar impakti i projekteve të realizuara dhe që janë  nȅ proces tȅ realizimit nga programi Erasmus+, si: ELEMEND, TEACHER, TEAVET, REBUS, e-VIVA.

Ndër tjerash në sesionin e parë janë elaboruar rezultate e arritura nga projektet e Erasmus+,  në ndërlidhjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë me shoqërinë dhe tregun e punës, në ngritjen e cilësisë dhe internacionalizimit tȅ arsimit tȅ lartë, nȅ promovimin e reformave tȅ arsimit tȅ lartë nȅ nivelet kombëtare dhe regjionale, si dhe nȅ thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve tȅ arsimit tȅ lartë tȅ vendeve tȅ Ballkanit Perëndimor.

Punimet e Konferencës vazhdojnë edhe sot, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve të projekteve të reja nga universitetet e rajonit që do të financohen nga Komisioni Evropian.