Drejtues të UKZ-së po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Universitetin e Manisas

Maj 1, 2019

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan  Bajram Kosumi, së bashku me një delegacion, po qëndron në Turqi, respektivisht në Universitetin Celal Bayar të Manisas.

Kjo vizitë po bëhet në kuadër të projektit  SMAHPC – Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center, i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +.

Rektori Kosumi në këtë vizitë studimore pos aktiviteteve tjera në kuadër të projektit në fjalë, ka takuar edhe rektorin e Universitetit të Manisas, Kemal Çelebi, me të cilin kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit edhe përtej projekteve Erasmus+.

Gjatë kësaj vizite do të shihen më për së afërmi përvojat më të mira të ndërlidhjes së punës praktike me teorinë, duke i vendosur studentët në qendër të këtyre aktiviteteve.

Ndryshe,  koordinator i projektit  SMAHPC – Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center, i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, është është Kolegji Heimerer, kurse partnerë janë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë.