Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” po qëndrojnë në vizitë zyrtare ne Bullgari

Mars 24, 2017

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi,  së bashku me Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka  dhe Sekretarin e Përgjithshëm Vaxhid Sadriu janë duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Bullgari. Ata kanë vizituar New Bulgarian University në Sofie, ku me drejtuesit e këtij Universiteti  kanë diskutuar mundësit e bashkëpunimit për arritjen konkrete të  një marrëveshjeje .

Në ndërkohë kanë vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofie, ku kanë patur një takim  me Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin  Shpend Kallaba.

2